Ledri Vula është përballur me një surprizë të këndshme, por ju shumë të bukur për partneren e tij, Sara Hoxha. Në një nga lokalet e natës në Gjilan, ku ai po performonte, një nga fanset e tij ka hequr reçipetat dhe ia ka hedhur reperit në skenë.

Një nga shoqet e saj e ka filmuar të gjithë skenën, që kur ajo heq reçipetat e deri në momentin kur i hedh ato drejt Ledrit.

Reagimi i tij ka qenë mëse normal, duke e marrë me sportivitet këtë veprim të kryer nga fansja e tij, teksa reçipetat ia ka varur në qafë mikut të tij, këngëtarit Lumi B. Madje, ai e ka ripostuar videon edhe në Instagramin e tij, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Kujtojmë që Ledri Vula është në një marrëdhënie të konsoliduar me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem. Ai është këngëtar i dhjetëra hiteve shqiptare.

Duket se hedhja e reçipetave në skenë gjatë performancës së një artisti është kthyer në trenin e kohës. Fillimisht, ishte këngëtari kolumbian Maluma, që e nisi këtë modë dhe më pas u përhap në shumë artistë në botë.

Një fanse e Malumës gjatë koncertit në Tiranë i ka hedhur reçipetat në mes të skenës, teksa disa javë më vonë, e njëjta gjë i ndodhi edhe artistit Olsi Bylyku.