Braziliani Arthur nuk i pëlqen Jamie Carragher, ish-flamur i Liverpool-it. Blerja në minutën e fundit e mesfushorit të Juventusit nuk i duket e goditur dikujt që dha gjithçka pikërisht në atë zonë të fushës me “Reds”. Arthur mbërriti si huazim ditën e fundit të merkatos, duke i habitur të gjithë.
Carragher e komentoi këtë lëvizje në “Sky Sports”: “Unë nuk mendoj se ky është mesfushori që i duhej Liverpool-it. Ne kishim nevojë për një lojtar më të ri dhe më energjik. Mendoj se Arthur ka do të përdoret si zëvendësues për atë hapësirë të mesfushës, kjo është arsyeja pse Liverpool-i e huazoi në orët e fundit të merkatos”.
Kjo nuk është mirëseardhje e mirë për ish-lojtarin e Juventusit. Skuadra e Klopp, sipas Carragher, kishte një qëllim tjetër dhe për këtë arsye braziliani është kthim prapa: “Mesfushori aktual që ata duonin, Bellingham, nuk është i disponueshëm për momentin, kështu që mendoj se huazimi i Arthur ishte zgjedhje e detyruar”.
Arthurit do t’i duhet ta fillojë me këmbën e djathtë për të ndryshuar mendjen e gjithkujt, të cilët janë shumë skeptikë për ardhjen e tij në Premier League.