Rio Ferdinand ka folur në lidhje me firmën e Manchester United me Van de Beek. Ish-mbrojtësi i “Djajve të kuq” ka thënë se nuk e kupton se pse kanë firmosur me mesfushorin holandez. Ai e dha një deklaratë të tillë për BT Sport.

“Jam shumë i surprizuar që nuk ka luajtur më shumë minuta. Jam 100% i sigurt se ka pritur të luajë më shumë. Interesant është fakti që gjatë gjithë kësaj situate është të dimë se si kanë shkuar bisedimet? Çfarë është biseduar në momentin që ka ndodhur lëvizja?

“Kur flet për kalimin në një vend tjetër. Dihet se ka një plan, një projekt në të cilën klubi të tregon se çfarë do të ndodhë, se çfarë pozicioni do të ketë në ekip. Kjo është pjesa më e rëndësishme dhe ne nuk kemi ende përgjigje. Ai ka Europianin përpara dhe nëse nuk luan më shumë duhet të nisë të shqetësohet”, – tha ai.