Justo Gallego Martinez, ish-murg spanjoll, ka nisur të ndërtojë një katedrale në vitet 60 në Mejorada del Campo, 12 kilometra larg Madridit.
Pa një projekt, duke bërë pothuajse gjithçka me duart e tij dhe duke përdorur material të ricikluar. Projekti u konsiderua një çmenduri, por më pas është rivlerësuar.
Kjo histori është ripërshkuar në dokumentarin “The Cathederal” të regjisorit sllovak Denis Dobrovoda që është shfaqur në Festivalin e Filmit të Krakovias.
Duke përdorur materiale arkivi dhe filmime aktuale dhe duke ngritur një pyetje: çfarëdo të ndodhë me katedralen e papërfunduar tani që ndërtuesi i saj ka vdekur?
Ish-murgu, i ndarë nga jeta në nëntorin e vitit 2021 ka kërkuar që varri i tij të ishte mes mureve të katedrales, e cila është e madhe sa një fushë futbollit dhe ka një kupolë 35 metra të lartë.
Bëhet fjalë për një vepër që është ndërtuar nga një njeri vizionar, duke përdorur çdo material të mundshëm që ishte hedhur. Një punë e çuar përpara nga viti 1961 pa ndihma ose këshillime arkitektonike.
Në vitet 2000 ka përfunduar në gazeta dhe fotografitë janë shfaqur në një ekspozitë në Muzeun e Arteve Moderne të Nju Jorkut.