Moderatorja e njohur e televizioneve shqiptare, Lei Kraja, ka folur për jetën e saj private, gjë e cila ndodh shumë rrallë, për të mos thënë aspak.

Në një intervistë për revistën “Living”, Lei Kraja ka shprehur dëshirën e saj për të qenë nënë e një vajze, duke thënë se kështu e ka imagjinuar veten që e vogël.

“Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë”, ka thënë Lei.

Gjithashtu, moderatorja e njohur është pyetur nëse do të rikthehej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po të merrte një ofertë pune…

“Patjetër që do ta pranoja, nëse do të më ofronin më tepër nga çfarë kam këtu. Varet nga rrethanat”, tha mes të tjerash Lei Kraja.