Lajmi i ndarjes me Camila Morrone nuk pati kohë të bënte xhiron e internetit sepse Leonardo DiCaprio tashmë është kapur në shoqërinë e të dashurës së tij të re.
Ylli i Hollivudit është fotografuar nga Daily Mail në St. Tropez me modelen ukrainase 22-vjeçare Maria Beregova. Me sa duket fotot datojnë në korrikun e kaluar por vetëm tani kanë përfunduar në redaksinë e tabloidit anglez.
Për momentin nuk dihet nëse takimi me Marian, ndër të tjera me një divorc pas krahëve, ka qenë shkaku që e ka bërë Leon të distancohet nga Camila. Ajo që është e sigurt është se DiCaprio duket se respekton rregullin e 25-ës…
Rregulli i 25-tës nga Leonardo DiCaprio
Lidhja e supozuar me Maria Beregovën duket se konfirmon tezën që qarkullon prej disa kohësh për jetën private të Leonardo Di Caprios. Aktori, tani 47 vjeç, duket se shoqërohet vetëm me femra nën moshën 25-vjeçare.
Ndarja me Camila Morrone ka ardhur menjëherë pas ditëlindjes së njëzetepestë të vajzës. Leo ka pasur lidhje të shumta – duke përfshirë të dashurat e tij më të famshme Gisele Bundchen, Blake Lively, Nina Agdal – dhe nuk është martuar kurrë.