Donaldi dhe Romeo janë dy vëllezërit binjakë më të njohur në Shqipëri. Dyshja që ka shumë fansa në Shqipëri janë mjaft të përfolur për çdo gjë që bëjnë, ndërsa janë gjatë gjithë kohës edhe në qendër të mediave.

Binjakët po merren së fundmi me emisionin “Më lër të flas”, titulli i të cilit është frymëzuar nga shprehja e Donaldit brenda shtëpisë së Big Brother, teksa në debatet me Ilir Shaqirin i kërkonte ta linte të fliste.

Puntata e fundit për këtë sezon po transmetohet sonte në Top Channel, teksa pjesa e parë e emisionit ka rezervuar shumë emocione për të dy vëllezërit. Donaldi i bëri një suprizë të vëllait, duke e surprizuar me një letër të ndjerë dhe shumë prekëse, njëjtë siç bëri edhe Romeo kur Donaldi ishte në Big Brother.

Në videon e shfaqur në emision, ku Donaldi kishte bërë një kolazh të bukur fotosh e videosh nga momentet e tyra më të bukura, ai i dedikon edhe disa fjalë të veçanta të vëllait, duke i premtuar se do të jenë gjithmonë bashkë. Ai nxjerr anët më të mira të Romeos, si vëllai hero që ka bërë çdo gjë për familjen e tij.

“Gjysma ime, e di që zërin e kam njësoj si ty. Kemi ardhur në jetë bashkë dhe vazhdojmë të jemi të pandarë sepse vetëm bashkë jemi të plotë. Kemi qenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin, ndoshta ti ke qenë aty më shumë për mua. Që kur ishim të vegjël ti ishe ai që më mbroje, që më falje çdo gabim dhe më dhuroje çdo gjë që ishte e jotja. Nëse do mundeshe e di që je i gatshëm të më dhurosh edhe shpirtin. Më kujtohet kur ishim të vegjël, ndoshta nuk kishim as veshje e lodra sa do donim, por kishim ëndrra që do të rriteshim dhe ato ëndrra do t’i bënim realitet. Ti gjithmonë i ke marrë iniciativat i pari, ke qenë ai që hidheshi i pari në çdo vështirësi sepse nuk doje të na përfshije edhe ne, na doje çdo të mirë. Nuk ke menduar asnjëherë për vete, nuk ke dashur asgjë për vete. Kemi 27 vite jetë dhe ti je i vetmi që ke bërë çdo gjë për mua. Ke qenë gjithmonë aty për mua në çdo lot, vuajtje apo vështirësi që kam kaluar. Më ke dhënë forcë dhe mbështetje ndaj sot jam unë që dua të bëj diçka për ty. Nuk është shumë në krahasim me gjërat dhe sakrificat që ti ke bërë për mua. Por dua të them përmes këtij klipi se do jem gjithmonë aty për ty. Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm.”tha Donaldi në klipin e pergatitur prej tij që përloti dy vëllezërit.