Shpërthen përmes një mesazhi në Facebook bashkëshortja e mjekut të njohur infeksionist, Arjan Harxhi, i cili u prek nga koronavirusi dhe u dërgua me urgjencë në Turiq. U shkruajt më herët se ky veprim u mbështet financiarisht nga ministria e Shëndetësisë dher qeveria shqiptare, por nuk qenka kështu. Erjona Shehu, edhe ajo mjeke, gruaja e Harxhit, zbulon gjithçka:

“Te nderuar miq!
Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid-19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise. Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij.

Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit, nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi.

Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo. Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!”