Sulmuesi Robert Lewandowski ka kujtur kohën kur ishte pjesë e Borussia Dortmundit. Ai ka treguar dhe bastin që vendosi me trajnerin Jurgen Klopp. Polaku tregon se fillimisht vendosi një bast për 50 euro çdo ditë me trajnerin gjerman, fillimisht e humbiste, por më pas Klopp u dorëzua.

“Në muajt e parë te Dortmundi vendosa një bast të vogël me Klopp. Nëse shënoja 10 gola në çdo seancë stërvitore do më jepte 50 euro, nëse nuk i shënoja do i jepja.

“Në muajt e parë unë paguaj gjithmonë, por pas disa muajsh situata u kthyen. Ai erdhi dhe më tha: ‘Stop! Kaq mjafton'”,- tregon Lewandowski në lidhje me teknikun gjerman.