Futbollisti polak i Barcelonës doli nga makina në fund të stërvitjes, këtë të enjte, për të kënduar dhe kërcyer nën ritmin e Gypsy Kings. Ai demonstroi përulësinë dhe humorin e mirë që rrallë shihet te lojtarët elitarë…, aq më shumë pasi ka pësuar një grabitje pak ditë më parë në një situatë të ngjashme.
Kujtojmë se Robert Lewandowski ka vetëm pak muaj që është në Barcelonë, por si skuadra, ashtu edhe qyteti e kanë pritur mirë. Polaku është ylli i skuadrës së Xavi Hernandez, edhe plazhet e qytetit katalanas duket se janë ato që ai kishte kërkuar gjithmonë.
Lewandowski no se cansa de ser el mejor pic.twitter.com/aeAHMqpICS
— ً (@amin_fcb10) September 2, 2022
Gjatë qëndrimit të tij, polaku është kënaqur tashmë me atmosferën e qytetit ku jetojnë më shumë se 1.6 milionë njerëz.
Në një natë të nxehtë në Barcelonë, futbollisti doli nga makina e tij për të kënduar me njerëzit në rrugë. Ishte një artist urban me kitarën e tij, i cili në atë moment filloi të luante këngën e famshme “Volare” të Gipsy Kings.
Lewandowski u kënaq aq shumë sa kërceu dhe këndoi me të gjithë. Një akt që tregon se sa i lumtur është 34-vjeçari polak, i cili u largua nga Mynihu për t’u transferuar në Barcelonën e ngrohtë.