Barcelona duhet të përballet me atë që ka shumë mundësi të jetë një eliminim i parakohshëm nga Champions League për sezonin e dytë radhazi.

Barazim 3-3 i regjistruar në Camp Nou kundër Inter-it do të thotë se katalanasit do të duhet shpresojnë që zikaltrit të mos marrin asnjë pikë në dy ndeshjet e fundit për t’u kualifikuar.

Skuadra e Xavi-t ishte në kontroll në pjesën e parë dhe e nisi të dytën në avantazh të një goli. Pasi Barella barazoi, Barça humbi kontrollin dhe pësoi edhe të dytin.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për televizionin polak, Robert Lewandowski  shpjeguar se ekipit i mungoi përqendrimi në fazën mbrojtëse.

“Kishim një dëshirë aq të madhe për të shënuar, sa harruam të mbronim”, ka thënë ish-sulmuesi i Bayern Munich.

“U munduam të sulmonim me më shumë lojtarë dhe harruam të mbronim. Shënuam tre gola, por pësuam po aq. Jemi shumë të zhgënjyes. Na mungoi gjakftohtësia dhe qetësia”.

Ky duhet të jetë një ndryshim i madh për sulmuesin polak në krahasim me Bayern Munich, që në vitet e fundit ka treguar se është një skuadër e pamëshirshme.