Ndeshje spektakolare deri tani ne Camp Nou mes Barcelona-s dhe Interit ne nje atmosfere tendezur dhe ne nje stadium te mbushur plot ku sa here prek topin Interi ka nje rrebesh vershellimash dhe britma kur e fiton Barcelona dhe sulmon…

Pjesa e pare – Rastin me flagrant te ndeshjes e kane pasur djemte e Inzaghit ne minuten e 17-te me Edin Dzeko, qe brenda zones se rreptesise ka goditur i sigurte per gol por Ter Stegen eshte shpetuar nga tranversa me topin qe ka mbetur aty pa kaluar vijen e mesit te portes.

Dritherima te medha per katalanasit, qe po shtyjne perpara ne kerkim te golit por deri tani nuk ka pasur rreziqe te shumta ne porten e Onana dhe shume pasiguri te djemte e Xavi Hernandez.

Rreth minutes se 25 eshte ndezur Dembele qe ka provuar me goditje nga jashte zone dhe Onana eshte  pergjigjur direkt duke e devijuar ne kendore. Katalanasit shtyjne perpara por Interi pret momentin te godase.

VIDEO E RASTIT DZEKO

Megjithate, rreth fundit te pjeses se pare, Barcelona ka gjetur golin e avantazhit te merituar per ndeshjen qe po zhvillon dhe pas shume goditjesh kendi te marra si pasoje e trysnise. Nje dalje e bukur ne krah dhe asist nga Raphinha per Dembele qe brenda zone gjen devijimin vendimtar per 1-0.

VIDEO E GOLIT DEMBELE

Pjesa e dyte ka nisur me golin e Interit. Nje aksion super i bukur por sidomos nje fjetje ne zone per Barcelona-n me Pique qe harron Barella pas tij dhe kujton se do te shkoje te portieri. Mesfushori i Interit stopon dhe godet duke mposhtur Ter Stegen.

VIDEO GOLI I BARELLA

Ka qene serish Interi qe me pas i eshte afruar serish golit me nje kundersulm te shpejte teksa ne zone ka goditur ne trupin e Ter Stegen. Por, skuadra zikalter pasi ka provuar ti afrohet golit serish me Dzeko dhe Calhanoglu, e ka gjetur edhe te dytin.

Lautaro Martinez lirohet brenda zone bukur dhe pasi godet, topi bie ne njeren shtylle dhe me pas ne tjetren duke u prere ne rrjete per avantazhin. Permbysje e cmendur e Interit ne Camp Nou, stadiumi totalisht ne heshtje…

VIDEO E GOLIT LAUTARO

Barcelona ka shtyre ne kerkim te barazimit dhe pas shume tentativash dhe pasi Dembele eshte treguar egoist disa here, Lewandowski ka perfituar nga nje gabim i De Vrij ne largim topi dhe ka goditur, me Onana qe u kap i befasuar totalisht.

VIDEO E GOLIT LEWANDOWSKI