Liderët e 7 vendeve më të zhvilluara në botë (G7) do t’i kërkojnë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të nisë një tjetër hetim në lidhje me origjinën e pandemisë Covid-19. Kërkesa ka dalë nga administrata e Joe Biden dhe është mbështetur nga vendet e tjera.

Sipas kësaj kërkese, OBSH është e autorizuar të kryejë një tjetër hetim në Wuhan, ku mendohet se është origjina e virusit. Ideja e krijimit të virusit në laborator është ende pazgjidhur, ndaj kërkohet një hetim tjetër. OBSH duhet të kërkojë më shumë të dhëna në lidhje me eksperimentet e kryera në Kinë.