Që nga koha kur përfundoi “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar te showbizz-it shqiptar.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram Eixhel ka konfirmuar shtatzëninë duke shkruar fjalët më të ëmbla për bebushin e saj.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…

Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, ka shkruar Einxhel.

Menjëherë pas lajmit të ëmbël ka reaguar dhe Arbana e cila e ka uruar çiftin në Instastory. “Shumë e lumtur për ju”, ka shkruar Arbana krah videos të postuar nga Einxhel.

Po akoma dhe më i bukur është falenderimi që Einxhel i ka bërë moderatores. “Faleminderit që ngule këmbë të thoja PO sepse do më ndryshonte jeta… dhe kishe të drejtë!!”, ka shkruar Einxhel.