Ajo gjithmonë është përpjekur ta mbajë sa më hermetike jetën e saj private. Mirëpo, moderatorja e njohur shqiptare, Nevina Shtylla ka vendosur që të tregojë më shumë detaje rreth jetës së saj në çift në emisionin ‘S’e luan topi’ në Top Channel.
Për herë të parë, moderatorja ka treguar se ka marrë një propozim megjithëse nuk e ka bërë atë publik. Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar, ndërsa sa i përket planeve për dasmë ka treguar se e ka të hapur si opsion pasi nuk ka vendosur akoma diçka konkrete.
“Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Unë jam nga ato njerëz që e kam hequr dëshirën për të veshur fustanin e bardhë kam kryer disa sete fotosh me fustane nusërie, nuk besoj se do të jetë i njëjti emocion por përjetimi është ndryshe kur ke përballë njeriun e zemrës dhe familjarët.
Nuk po pres një propozim e kemi një propozim, unë kam thënë po. Këto detajet i mbajmë për vete, propozimi ndodhi jashtë Shqipërisë kemi qenë në një udhëtim që e kemi shijuar të dy shumë, ne na shijojnë udhëtimet dhe jemi komod jashtë syrit të publikut dhe shqiptarëve siç ndodh në Tiranë.
Do doja të mendohesha pak më gjatë për ta vënë në siklet por nuk kisha asnjë lloj dyshimi për përgjigjën time” – është shprehur Nevina Shtylla në emisionin ‘S’e luan topi’ në Top Channel.