Ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse prej disa vitesh ajo është tërhequr nga televizioni, Amarda Toska vijon të mbetet një nga të preferuarat e publikut.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Aulona Mustës në MCN ku ka folur për lidhjen e saj me aktorin e njohur Ermal Mamaqi, partneri i saj prej disa vitesh tashmë.

Ami ka treguar se në fillim e ka pasur të vështirë me Ermalin, ndërsa tashmë arrijnë të kuptohen me sy. ”Ne si kolegë edhe jemi zënë për shkak të pikëpamjeve të ndryshme, por nuk kemi lejuar që këto hatëmbetje të deportonin në shtëpi. Në fillime mbanim shumë mëri dhe i diskutonim në shtëpi, por kjo nuk mund të zgjaste shumë.

Dy gjela në një kafaz nuk qëndrojnë. Ermali është tip energjik dhe ka dashur të dominojë. Në fillim ka qenë e vështirë por me kohën ia kemi marrë dorën dhe kemi përballuar shumë sfida. Kuptohemi me sy kur secila palë duhet të rrijë urtë dhe nuk duhet ta vazhdojmë më tej’’ – tha Ami, ndërsa foli edhe për momentin më të vështirë në jetë.

Sapo bëri 1 vjeç ajo pati një djegie pa dashje. Unë erdha dhe e pashë në atë gjendje dhe ato ditë që kam kaluar momentet më të vështira deri më tani. Ka qenë një periudhë goxha e dhimbshme dhe e trishtueshme’’- u shpreh Amarda Toska.