Një lajm i keq vjen nga Liga e Kombeve për Simone Inzaghin dhe Interin, por ama kjo do jetë mundësi e mirë për Kristian Asllanin.

Mesfushori kryesor i Interit, Marcelo Brozovic, u zevendesua gjatë ndeshjes ndërmjet Austrisë dhe Kroacisë për shkak të një problemi muskulor në përkuljet e kofshës së majtë.

Interi, siç është raportuar se fundmi ne media, i frikësohet një tendosjeje muskulore. Nesër do të ketë kontrollet mjekesore, më pas lojtari do të kryejë testet e mëtejshme në Milano për të kuptuar shkallën e dëmtimit…

Brozovic nuk do ta kishte luajtur ndeshjen kundër Romës me skualifikim, por dalja e tij e hershme nga fusha duke çalë dhe me ndihmën e një anëtari të stafit mjekësor të Kroacise nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të alarmojë gjithë Interin edhe për ndeshjen e radhës. Në vend të tij hyri Lovro Majer.

Ne vend te tij do te jete momenti i Asllanit, futbollistit shqiptar qe u ble te Empoli kete vere per 10 mln euro. Deri tani shqiptari ka luajtur shume pak por sipas Corriere dello Sport, duke pare demtimin e Brozovic, pritet qe ai te qendroje jashte te pakten 2-3 jave te mira.

Nje tjeter alternative mund te jete Gagliardini ne ate pozicion dhe rol duke qene se e ka mbuluar edhe ne te shkuaren. Kombetaret vazhdojne te prodhojne te demtuar dhe duket si nje mallkim tani per klubet…