Bojkoti i garave kombëtare në futboll, me iniciativën e presidentëve të Superiores, vazhdon. Ndërkohë, Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për emrin e saj. Pra, po kërkon financa, në kushtet e një krize globale për Covid-19. Për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të Kategorise Superiore (Superligës) dhe përfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të gëzojë emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Për informacion më të hollësishëm, Liga lë si pika kontakti adresën ligaprofesioniste@gmail.com. Shitja e të drejtave të emrit do të ketë afat vetëm për sezonin 2020-2021, me një çmim dysheme prej 10 milionë lekë.

Çdo subjekt i interesuar mund të paraqesë ofertën e tij brenda datës 23 tetor 2020, ora 12:00, në adresën “Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë”, ose nëpërmjet adresës se emailit ligaprofesioniste@gmail.com.