Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar kujdes në lidhje me informacionet për Linë e Majmunit, që kohët e fundit po bëhet mjaft shqetësues anembanë botës. Deri më tani janë konfirmuar rreth 200 raste në gjithë botën, por shqetësues është fakti se ai po shfaqet në vende ku ai zakonisht nuk qarkullon.

Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se cfarë e ka krijuar këtë situatë të pazakontë dhe rezultatet e para tregojnë për variante apo mutacione të Lisë së Majmunit”, tha Sylvie Briand, drejtoresha e departamentit global të përgatitjes nga rreziqet e infektimit në OBSH.

Kemi mundësi për ta ndalur transmetimin e saj nga një person të tjetri. E rëndësishme është të aplikojmë që tani, në fillimet e tij, masat e duhura për ta parandaluar transmetimin. Duhen marrë masa për ta mbajtur nën kontroll Linë e Majmunit dhe parandalojmë një përhapje më të gjerë”, tha Briand.

Ka gjasa që vatra e Lisë së Majmunit në Europë të jetë një festë 10-ditore që ka ndodhur në ishujt Kanarie (5-15 maj), ku morën pjesë rreth 80 mijë veta nga e gjithë Europa. Sipas autoriteteve shëndetësore spanjolle, shtet ku deri më tani janë konfirmuar 98 raste, ka qenë të paktën 1 person i infektuar dhe më pas ai ka transmetuar këtë sëmundje edhe te personat e tjerë.

Ndaj, për OBSH-në, kjo mund të jetë “maja e ajsbergut”, starti i një epidemie më të madhe në të ardhmen. Konfirmohen gjithashtu 16 raste edhe në Britaninë e Madhe.