Ka lindur në Kaliforni fëmija i dytë i princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle. Duka dhe Dukesha të Sussex, që prej më shumë se një viti janë shkëputur nga familja mbretërore britanike, kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Lilibet Diana.

Ky emër është një dedikim që ata kanë për mbretëreshën Elizabetë dhe nënën e Harry, Lady Diana (fëmija i parë, një djalë, quhet Archie). “Më gëzim të madh princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha të Sussex, njoftojnë ardhjen në jetë të vajzës së tyre”, tha një zëdhënës i çiftit.

Mësohet se vajza ka ardhur në jetë më 4 qershor, ora 11:40, në “Cottage Hosital” të Santa Barbara dhe peshon më shumë se 3 kilogramë. Si nëna ashtu dhe fëmija janë në gjendje të mirë dhe ndodhen në shtëpi.