Kur një bebe lind zakonisht merr shumë dhurata, por ky fëmijë pati fatin të lindte gjatë një fluturimi dhe linja ajrore i premtoi bileta falas për jetën! Një dhuratë shumë e madhe, që duhet vlerësuar1

Një foshnjë e lindur brenda një Boeing 737 Jet Airëay merr bileta falas për jetën! Ky foshnjë lindi në një fluturim që u nis nga Arabia Saudite, drejtuar për në Indi, më 18 qershor.

Pilotët devijuan fluturimin për në Mumbai kur i plasën ujërat gruas shtatzënë, fatmirësisht në avion ka qenë një infermiere dhe së bashku me stjuardesat.

Ato janë të trajnuara për raste të tilla, kanë ndihmuar gruan të sjellë në jetë fëmijën e saj dhe të dy si nëna si foshnja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Linja ajrore e bëri këtë njoftim edhe në Twitter, në të cilin mirëpriti foshnjën dhe falënderoi ekuipazhin e kabinës për ndihmën e tyre të vlefshme.

Ky veprim i i kësa linje ajrore është përgëzuar dhe vlerësuar shumë nga njerëzit dhe ndjekësit në rrjetet sociale që kanë bërë kompliemente të shumta.