Peshonte vetëm 340 gramë kur erdhi në jetë, por pak ditë më parë ka festuar 1-vjetorin e lindjes. Bëhet fjalë për Richard Scott William Hutchinson, që lindi gati 5 muaj më herët në qytetin e Minneapolis (Minnesota, Amerikë).

Ishte a qi vogël, sa prindërit e tij e mbanin më pëllëmbën e një dore. Asokohe, mjekët i dhanë thuajse zero shans që të mbijetonte, por Richard ia doli mbanë. Më 5 qershor ai fiku qiririn e ditëlindjes së parë.

Jo vetëm kaq, por ai hyri edhe në librin “Guinness” si fëmija më i vogël i lindur para kohe që arrin të mbushë 1 vjeç. Mamaja e tij, Beth, ishte 21-javëshe shtatzënë kur Richard lindi dhe mjekët i përgatitën për më të keqen.

Beteja e foshnjës ka qenë e vështirë, ndikuar edhe nga pandemia, pasi prindërit nuk mund të qëndronin pranë tij dhe foshnja ia doli mbanë vetë. Foshnja ka mundur të shkojë në shtëpi vetëm kur ishte 6 muajsh, dhjetorin e kaluar dhe pak ditë më parë festoi ditëlindjen.