Një grua 25-vjeçare nga Mali, Halima Cisse, ka sjellë pak orë më parë në jetë 9 fëmijë në Marok, 4 prej të cilëve janë djem dhe 5 vajza. Si nëna e re ashtu dhe të 9 fëmijët janë në gjendje të mirë dhe nën mbikqyerjen e mjekëve, lajm që konfirmohet nga autoritetet shëndetësore në Marok.

Mjekët prisnin që gruaja maleze duhej të sillte në jetë 7 fëmijë, por ekot e kryera si në Mali ashtu dhe në Marok nuk kishin “zbuluar” se ajo kishte 9 fëmijë. Halima Cisse ishte shtruar në spital që prej datës 30 mars dhe lindja e fëmijëve u krye përmes një operacioni çezarian, që shkoi me sukses.

Halima Cisse ishte transportuar kohë më parë nga Mali në Marok për të kryer lindjen, pas një marrëveshje mes dy vendeve.

Lindja e 9 fëmijëve njëkohësishtë shtë një rekord botëror. Në vitin 2009, një grua në Amerikë solli në jetë 8 fëmijë. Më parë, dy gra kanë lindur nga 9 fëmijë (1971 në Australi dhe 1999 në Malajzi), por në të dyja rastet asnjë nga fëmijët nuk ka jetuar.