John Hinckley rikhehet te jetojë si një njeri i lirë, pa asnjë lloj detyrimi, duke mbyllur një kapitull të errët të historisë amerikane. Ai është personi që kreu atentat ndaj ish-presidentit amerikan Ronald Reagan, më 30 mars të vitit 1981.

Pas 41 ditësh, 2 muajsh e 15 ditësh, jam më në fund i lirë”, tha personi që qëlloi ish-presidentin për shkak të dashurisë që kishte për aktoren Jodie Foster. Nga ai atentat mbeti paraplegjik Jim Brady, asokohe zëdhënës shtypi i Shtëpisë së Bardhë.

Nëse shënjestra e tij nuk do të kishte qenë Ronald Reagan, personi që kreu atentatin do të ishte lënë lirë kohë më parë”, tha gjyqtari që dha vendimin për lirinë e John Hinckley. Në korrik, ai pritet t’i rikthehet koncerteve dhe të luajë me kitarë e këndojë.

Tashmë 67-vjeçar, ai synonte të organizonte një koncert më 8 korrik, por për arsye sigurie ai është anulluar edhe pse fillimisht kishte marrë leje. “Kemi frikë nga reagimi i komuniteteve vulnerabël”, thanë organizatorët.

Më 30 mars 1981, John Hinckley, asokohe 25 vjeç, donte të tërhiqte vëmendjen e aktores Jodie Foster, me të cilën kishte rënë në dashuri. Ndaj, qëlloi ndaj presidentit Ronald Reagan, që po dilte nga një hotel në Washington. Ish-presidenti u plagos rëndë, por rikuperoi pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Zëdhënësi i tij Jim Brady u plagos në kokë, mbijetoi por dëmtimet në tru ishin të mëdha, çka e detyruan të kalojë jetën në një karrige me rrota. Në atentat u plagosën edhe dy agjentë federalë që shoqëronin presidentin.

Në gjyq u deklarua si Hinckley ishte i paqëndrueshëm mendërisht, nuk u dënua me burg por u dërgua në një spital psikiatrik. Reagan e çoi deri në fund mandatin e tij, madje siguroi edhe një të dytë, duke qenë president i Amerikës deri më 20 janar 1989. Më pas ndërroi jetë më 5 qershor 2004, në moshën 93-vjeçare.