Një nga çiftet më simpatike të publikut shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami kanë zbuluar se së shpejti do të martohen!

Dy këngëtarët shqiptarë ishin të ftuar së fundmi në emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, ku folën kryesisht për koncertin e tyre të parë recital që mbajtën më 11 tetor në Tiranë.

Gjithashtu, ata folën edhe për martesën e tyre, teksa rrëfyen se lista e tyre e dasmës është gati.

Venera u shpreh se nuk kanë ende një datë për dasmën e tyre. “Kam përshtypjen se do jetë shumë herë më e lehtë sesa koncerti sepse listën e të ftuarve e kemi. Edhe ajo mund të jetë si një “after party”, pas koncertit kështu që do e mendojmë pse jo, e meritojmë të festojmë. Nuk kemi caktuar një datë sepse jemi shumë spontanë, por kam përshtypjen se nuk do e vazhdojmë dhe shumë” – tha Venera në emisionin “Jo vetë Modë”, ndërsa Lindi u shpreh se nëse rrobat do të jenë gati, atëherë edhe dasma do të bëhet.

“Nëse fustani qepet në kohë edhe kostumi atëherë do ta bëjmë (qesh), do ta marrim vesh më pas”.