Ditë rinovimesh në Premier League. Liverpool, ashtu si bëri pak ditë më parë me Alexandër Arnold, sot ka zyrtarizuar edhe rinovimin e një prej lojtarëve kryesorë të mesfushës, brazilianin Fabinho.

27-vjeçari ka nënshkruar ditën e sotme kontratën që do ta lidhë atë me Reds deri në vitin 2026.

Fabinho është pjesë e The Reds prej tre sezonesh, pasi anglezët e kishin blerë për 50 milion euro.

Sakaq, Granit Xhaka-Roma merr fund plotësisht dhe tashmë verdhekuqtë duhet të shohin një tjetër mesfushor në merkato.

Në Premier League konfirmohet se kapiteni i Zvicrës ka pranuar propozimin e Arsenalit për të rinovuar marrëveshjen.

Ditën e sotme ai ka nënshkruar kontratën e re, që do të jetë e vlefshme edhe për katër vite të tjera, pra deri në qershor të vitit 2025. Xhaka ishte objektiv i Romës, që nuk e ngriti ofertën mbi 15 milion euro.

Arsenali nuk hoqi dorë prej tij për një shifër të tillë.