Duhet te ishte nje ndeshje e forte dhe emocionuese… Ashtu ndodhi! Kur arbitri po pergatitej te vershellente fundin dhe ishte minuta e 98-te, Liverpool po ekzekutonte goditje kendi. Ne rremuje e siper, ne shtyllen e dyte nje devijim i talentit Carvalho qe dje festoi ditelindjen e tij (20 vjec) gjeti rrjeten e 2-1…
Reds mundin Newcastle ne frymen e fundit dhe Klopp clirohet, aq sa festa e Liverpool bezdis stolin e bardhezinjve qe kerkonin te mbyllej loja pasi ishin akorduar 5 minuta shtese dhe ishte shtyre mbi shtesen akoma per vonesa te ndryshme…
Newcastle qe peson humbjen e pare kete sezon ne Premier League dhe qe del me gojen e hidhur, sidomos blerja 70 mln euroshe, Isak, i ardhur nga Sociedad, qe le gjurme me gol dhe madje VAR i heq edhe festen e golit te dyte pas nje super veprimi.
Firmino barazoi per djemte e Klopp por do te ishte presingu deri ne fund dhe shpresa qe do te sillte fitoren 2-1 duke mbetur qendruar me lokomotiven e vendeve te para me nje Liverpool qe e ka nisur jo fort mire sivjet.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Tottenhami i Conte-s ngadalëson ritmin në derbin e Londrës me West Hamin: rezultati përfundimtar është 1-1, me Soucek që barazoi avantazhin fillestar të Spurs të shkaktuar nga autogoli i Kehrer.