Joel Matip është transformuar në Randy Orton pas golit të fitores të shënuar nga Liverpool-i kundër Newcastle në minutën e 98-të të mërkurën në mbrëmje.

Mbrojtësi vuan nga një dëmtim, por nuk ka treguar asnjë shenje dhimbjeje duke u hedhur në tokë, në stil WWE, për të festuar golin e fitores të shënuar nga Fabio Carvalho.

Ai ka qëndruar në stol gjatë ndeshjes dhe ka qenë me fat që nuk ka pësuar një dëmtim të ri pas festimit të çmendur.

Pas golit të Carvalho-s, Matip është hedhur në tokë duke përplasur duart fort në shenjë gëzimi. Ai është kapur nga kamerat e BT duke bërë këtë festim të pazakontë dhe është bërë menjëherë viral.

Ylli i Liverpool-it është krahasuar me ikonën e WWE Orton, i cilin bën një gjest të tillë para se të performojë manovrën e tij legjendare RKO.

Një tifoz ka bërë shaka në Twitter: “Matip u transformua në Randy Orton e kohërave të arta”. Një tjetër ka shkruar: “Matip është një fans i madh i Randy Orton”. Një i tretë ka shtuar: “Joel Matip duket se do të performojë një RKO”.