Ka marrë notën 4 nga Mirror dhe ka vendosur rekord topash të humbur në të njëjtën ndeshje: plot 38.

Nuk ka qenë një mbrëmje e lehtë ajo e së hënës për Trent Alexander-Arnold, mbrojtësi i krahut i Liverpool-it, i cili nuk ka bërë një paraqitje të mirë kundër Southmapton.

Interneti dhe tifozët e klubit anglez e kanë sulmuar ashpër 22-vjeçarin. Kanë qenë të shumtë mesazhet në rrjetet sociale kundër lojtarit.

Nga ata që kanë ndryshuar mendim pasi e kanë “zgjedhur” mbrojtësin e krahut më të mirë të botës tek ata që e kanë krahasuar me Joao Cancelo-n, ish-lojtari i Inter-it dhe Juventus-it, aktualisht te Manchester City.

“Vlen sa gjysma e Cancelo-s”, “Shpresoj që ata që e quanin më të mirin të kenë ndryshuar mendim”. Këto kanë qenë mesazhet më të shpeshtë, siç kanë qenë të shumta mesazhet që kanë kujtuar se 38 topat e humbur kanë qenë një rekord për Premier League, por jo absolut.

Në fakt, ka qenë përsëri Alexander-Arnold në sezonin e kaluar që ka arritur në plot 49 topa të humbur kundër Leicester. Megjithatë, në atë rast Liverpool ka arritur të fitojë.