Tjetër ndalesë për Liverpool-in e Jurgen Klopp në Premier League. Të Kuqtë, në fakt, nuk kanë arritur të shkojnë më larg se një barazim pa gola në derbin kundër Everton, në javën e 6 të kampionatit.
Pavarësisht rikthimit të Nunez në formacionin titullar pas skualifikimit prej tri ndeshjes, Liverpool nuk ka arritur të gjejë golin e fitores, edhe për shkak të fatit të keq.
EVERTON-LIVERPOOL PERMBLEDHJAE NDESHJE – VIDEO
Në pjesën e parë, në fakt, skuadra e Jurgen Klopp është ndalur nga dy shtylla të goditura në harkun e pak sekondave nga Nunez dhe Luis Diaz.
Everton është zgjuar në pjesën e dytë dhe ka arritur të gjejë golin me Coday në minutën e 69-të. Megjithatë, festa e ekipit të Frank Lampard është prishuar nga VAR, që e ka anuluar golin për një pozicion jashtë loje milimetrik.
Pas këtij barazimi, Të Kuqtë mbajnë vendin e gjashtë në renditje me 9 pikë, ndërsa Everton, që ka marrë barazimin e katërt radhazi, ndodhet në vendin e 14-të me 4 pikë.