Kur trupi bie në qetësi gjatë mbrëmjes, arrijmë të ndjejmë edhe një sërë dhimbjesh që gjatë ditës mund të mos i kuptojmë.

E njëjta gjë ndodh edhe me sytë e njeriut, që sipas doktorit të syve nuk janë imunë ndaj lodhjes, që shkaktohet nga sforcimi apo nga përdorimi i pajisjeve digjitale.

Por për të kuptuar që sytë tanë janë lodhur, duhet të kemi parasysh disa simptoma të zakonshme si: djegia, kruarja apo dhimbja e syve. Një tjetër simptomë është edhe lotimi ose tharja e syve, si edhe na krijohet shikim i mjegullt.

Lodhja e syve shkakton dhimbje koke, shpatullash, shpine dhe qafe. Simptoma të tjera janë edhe mungesa e përqëndrimit dhe vështirësia në hapjen e syve.

Por nga se shkaktohet lodhja e syve dhe nga çfarë duhet të kemi kujdes?

Kryesisht nga përdorimi i telefonit, kompjuterit dhe të gjitha pajisjeve digjitale. Nuk duhet të bëjmë udhëtime të gjata me makinë si edhe nuk duhet të lexojmë pa pushim. Nuk duhet t’i ekspozojmë sytë tanë në dritë të fortë si edhe ndaj ajrit të kondicionuar.

Ekspertët rekomandojnë që nëse keni simptoma të tilla duhet me patjetër të bëni një vizitë te mjeku okulist për të parë problemin tuaj nga afër.