Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur në lidhje me mundësinë e largimit të mesfushorit Jesse Lingard. 28-vjeçari po mendon të ikë prej “Djajve të kuq”, pasi nuk ka hapësira. 

Janari duket si mundësia më e mirë. Ai do të gjejë një ekip ku të ndihet i rëndësishëm dhe të luajë në vazhdimësi. Tekniku Solskjaer nuk është kundër diçkaje të tillë.

Ai nuk e ka në plane futbollistin dhe i ka kërkuar drejtuesve që të mos e pengojnë. Lingard e nisi sezonin si lojtar kyç, por performancat e tij ishin shumë të dobëta.