Më në fund… Vojvoda! Futbollisti i Kosovës ka shënuar në ndeshjen e sotme Torino-Parma, tepër thelbësore dhe jetësore për skuadrën granata sa i përket mbijetesës…

Një krosim nga krahu i djathtë i Ansaldit ka gjetur mbrojtësin shqiptar të lirë dhe e ka shtyrë topin në rrjetë me lehtësi në shtyllën e dytë.

Më pas, sërish Vojvoda ka qenë pranë golit të dytë personal në Serie A duke goditur gjithashtu pas krosimit të Ansaldit.