Produksioni i Big Brother VIP Albania vendosi që banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri të vihen në rolin e opinionistëve dhe të komentonin lojën e konkurrentëve të edicionit të parë në Big Brother Albania. Ata u ndanë në dy grupe, teksa produksioni kishte përgatitur edhe klipe të posaçme për ish-konkurrentët e edicionit të parë.

Teksa po diskutohej për lojën e aktores së njohur, Arjola Demiri, Luizi dha komentin e tij, ndërsa e konsideroi si konkurrenten më fallco të shtëpisë. “Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë.

Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendtte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi një natë më parë gjatë diskutimit me banorët.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, aktorja u surprizua nga ‘Big Brother’, që i dhuroi një shtëpi për të dhe tre tëmijët e saj.