Pas 4 muajsh “lockdown” dhe një fushate të fortë e të vazhdueshme vaksinimi, Londra ka nisur t’i rikthehet normalitetit dhe të rinisë jetën. Në kryeqytetin anglez janë rihapur lokalet e natës dhe PUB-et, ku njerëzit kanë nisur të shijojnë sërish jetën e munguar.

Pavarësisht rihapjes, të gjithë njerëzit po i respektojnë masat anti-Covid, siç janë limiti i vendeve në një tavolinë, mbajtja e maskave në rrugë dhe të kamarierët në lokale etj. Pra, Londra po rikthehet në periudhën para pandemisë, në atë qytetin ku jeta asnjëherë nuk ndalet.