Sulmuesi në pronësi të Milanit, Lorenzo Colombo, i huazuar te Lecce këtë sezon dhe pasi te Milani besojne shume, disa dite me pare gjatë një interviste me Gazzetta dello Sport në golin e tij të parë në Serie A, të shënuar në Maradona kundër Napolit.

Një gol i bukur që lojtari i datelindjes 2002 e komentoi keshtu: “I papërshkrueshëm, as nuk e kupton, ndjen emocione të çmendura”. Sulmuesi në pronësi të Milanit, i cili u rrit në sektorin e të rinjve kuqezi, Lorenzo Colombo, i huazuar te Lecce këtë sezon, ka model Gabriel Omar Batistuta:

“Kur isha i vogel kisha flokë të gjata dhe trajneri im në atë kohë më krahasoi me Batistutën nga pikëpamja estetike, dhe pak edhe për gjuajtjen, që është paksa karakteristika. Isha i vogël, kisha dëgjuar Batistuta por nuk e dija saktësisht se kush ishte. Kështu që shkova të shikoja videot e tij dhe t’i studioja”…

Dhe, te pakten nga goditjet e topit, duket se e ka studjuar mire, sepse e majta e Colombos eshte thjesht e cmendur per ate moshe. Te gjitha golat i ka shenuar me goditjet e tij te forta dhe sot ka ndodhur edhe ne miqesoren e U-21 te Italise ndaj Japonise…

“Milani ka qenë gjithmonë shtëpia ime, kam kaluar të gjithë procesin deri në ekipin e parë. Milani më ka rritur si lojtar dhe si person, dhe unë ende ndjej se është pjesë e imja. Deshira eshte te kthehem dhe te fitoj vendin aty. Ende mbaj mend golin ndaj Bodo Glimt dhe fjalet e Ibrahimovic”, tha ai para disa ditesh!