Lori Hoxha feston ditëlindjen sot. Së fundmi, ajo ka marrë një urim në “Instagram”, nga aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj.

Donaldi i shkroi: “Gëzuar ditëlindjen Lori Hoxha! Kështu të paça gjithë jetën”…

Duket se tashmë marrëdhënia mes dyshes është mjaft e mirë duke pasur parasysh faktin që menjëherë pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Donaldi bëri ‘unfollow’ Arbana Osmanin dhe Lori Hoxhën.

Asokohe, menjëherë pas zhurmës, Lori reagoi, duke thënë: “Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni.

Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira”, shkroi Lori asokohe.