Lori Hoxha ka mbajtur një fjalim në përvjetorin e lindjes së babait të saj të ndjerë, Dritan Hoxhës. Ajo ka thënë se do të bëjë të pamundurën që të çojë përpara ëndrrën e babait të saj lidhur me televizionin “Top Channel”.

Lori theksoi se do të japë maksimunin dhe do përpiqet që të bëjë krenar babanë e saj. “Top Channel është i vetmi realitet që njoh dhe i vetmi qëllim që kam.

Vendi që ke lënë bosh është shumë i madh megjithatë unë di të them që misioni i jetës sime është që të çojë përpara ëndrrën tënde dhe të mbajë afër vetes këdo që e do këtë punë po aq sa unë.

Unë jetoj me kujtimin tënd dhe me atë që ke bërë për këtë vend dhe për Top Channel, do të jetë shtysë e madhe për mua dhe për këdo që është pjesë e këtij televizioni.

Do të ishte zhgënjyese për mua që më është dhënë kjo mundesi jete e të mos jap maksimumin tim. Do mundohem të të bëj krenar për atë që sakrifikove më shumë, për televizonin e të gjithë shqiptarëve. Top Channel do të jetë krenaria ime”, tha ndër të tjera Lori Hoxha.