Kur të gjithë menduan se pas përfundimit të Big Brother VIP, vëllezërit Veshaj nuk do të ktheheshin më në Top Channel, ndodhi e kundërta.
Ata u rikthyen dhe nisën emisionin e tyre “Më lër të flas”, i cili duhet thënë ka pasur shumë audiencë.
Në një nga netët e emisionit, e ftuar ka qenë edhe një nga trashgimtaret e fronit Hoxha, Lori Hoxha e cila doli dhe u dha mbështetjen e saj binjakëve.
Mirëpo, duket se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar shumë dhe janë bërë shokë të mirë. Dhe kjo gjë mund të thuhet me plot gojën, kur edhe së fundmi, Lori Hoxha ka postuar në Instagram këngën e fundit të publikuar nga Donald Veshaj.
Në një postim në Instastory, Lori duket të jetë një nga ‘fanset’ e aktorit në muzikë, teksa duket se ndërsa qëndron përpara kompjuterit, preferon të dëgjojë këngën e tij.
Epo lum si Donaldi, nuk na rastis të gjithëve të kemi shefat fansa.