Diola Dosti, nutricionistja e njohur e cila është bërë së fundmi pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP rrëfeu mbrëmjen e sotme historinë e saj të vështirë në jetë. Ajo foli për fëmijërinë e saj dhe dashurinë e jetës së saj, ndërsa foli edhe për periudhën jo të lehtë gjatë shtatzanisë, pasi prindërit e saj nuk ishin pro kësaj gjëje.

Nutricionistja zbuloi se gjatë asaj periudhe ajo ka kaluar një fazë të lehtë depresioni, teksa në momentet e divorcit Diola zbuloi se e ‘sulmuan’ pasi në shtatzaninë e tretë ajo nuk priste një djalë, por sërish një vajzë. Ndër të tjera, Diola nënvizoi se është konsultuar me psikologë dhe se nuk u dorëzua kurrë ndonëse ishte e vetme me tre vajza.

Gjithashtu, Diola tregoi kur është transferuar në Tiranë me tre vajzat, e ka pasur shumë të vështirë, ndërsa tha se vajza e tretë nuk fliste dhe nuk dëgjonte, e për këtë arsye, ajo vendosi që fëmijët t’ja dërgonte bashkëshortit.

Kjo periudhë ka qenë mjaft e vështirë për të, teksa rrëfeu mes lotëve se fëmijët e merrnin në telefon dhe i kërkonin që t’i merrte, por ajo nuk kishte mundësi. Pas rrëfimit të trishtë, Diola u suprizua nga tre vajzat e saj, teksa i takoi mes lotëve.