Lotët e Betariks Ramosaj, njërës nga personazhet më të përfolur të BBV, ankesat e saj për bullizim nga njerëzit në rrjetet sociale, duket se po bëhet… çështje kombëtare!!! Po, po, sepse figura të njohura publike shqiptare i kanë dalë në mbrojtje këngëtares.

Duket se romanca brenda BBV me Donaldin, e mbetur pa kurorëzim jashtë mureve të shtëpisë së famshme, e ka vënë në qendër të vëmendjes Trixa-n. Disa e akuzojnë se ndërhyri në një lidhje tjetër të Donaldit me Borën, të tjerë e konsiderojnë me nofkën e “shejtan budallait”.

Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen psikologjike të bukuroshes nga Kosova, e cila para dy ditësh kërkoi të ndalej kjo gjë kundër saj, në një postim nga Instagrami, me lot në sy. Menjëherë dolën “avokatët” e saj publikë.

E para ishte mamaja e Rita Orës, e cila me petkun e psikiatres në Londër apeloi: “Shëndeti mendor ka rëndësi! Stop bullizmit! Jemi komb i lashtë. Kemi tradita të forta dhe rini të bukur. Hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit, pavarësisht kush është në pyetje. Bullizmi s’ka vend në vendin tonë”.

Sot, edhe aktorja shqiptare Rozana Radi i ka dalë në krah këngëtares nga Kosova. Duke shpërndarë videon e Beatriksit në llogarinë e saj në Instagram, shkruan edhe një mesazh të fortë: “Ëndërro gjëra të mëdha, puno fort, përqendrohu dhe rrethoje veten me njerëz të mirë. Mbushe mendjen me mendime optimiste.

Dyshimi i vret më shumë ëndrrat, krahasuar me dështimin. E sotmja mund të jetë dita më e bukur për ty, ndaj zgjohu dhe buzëqesh. Pozitiviteti është një zgjidhje që ti mund ta kthesh në një zakon në jetën tënde. Vuaj tani dhe jetoje gjithë pjesën e mbetur të jetës si një kampione.

Fitorja nuk është gjithçka, por dëshira për të fituar padyshim që është gjithçka. Kjo është për të gjitha portalet që na kanë çmendur me këto lajme të cilat nuk i duhen askujt të gjithë ju që bullizoni dikë mendoj që në jetën tuaj. Mund të kemi harruar ata që ju kanë munduar por kurrë nuk i harrojmë ata që na kanë tallur. Turp”.

@therealbeatrixramosaj Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë. #stopbulling ♬ original sound – Beatrix Ramosaj