Grumbullimi i fundit i Mats Hummels me kombëtaren e Gjermanisë ka qenë në marsin e 2019-ës. Një zgjedhje, ajo e Joachim Low, që drejtori sportiv i Borussia Dortmund e ka të vështirë ta kuptojë:

“Është akoma një nga mbrojtësit më të mirë gjerman dhe luan në nivele të larta, mund të ketë vend në Kombëtare”, ka thënë Michael Zorc.

“Ky është opinioni im, por nuk ka rëndësi sepse nuk jam unë ai që i merr vendimet. Ky është roli i trajnerit, është një e drejtë e tij. Por për sa i takon cilësisë, Mats Hummels është akoma në nivele maksimale”.