Dembele injoron Koeman dhe Messi-n, zgjedh trajnerin dhe lojtarin e preferuar

Trajneri i preferuar dhe idhulli i papritur, rrëfehet Dembele: E pabesueshme si luan me…

Ousmane Dembele është rrëfyer për beIN Sports.

Sulmuesi i Barcelona-s ka kujtuar kohën e kaluar te Borussia Dortmund.

“Gjërat shkonin mirë te Dortmund. Besoj se Tuchel është bërë trajneri im i preferuar. Do ta kisha patur të vështirë të largohesha nëse Tuchel do të kishte qëndruar”, ka thënë francezi.

Në lidhje me lojtarët e preferuar, Dembele ka përmendur Mahrez dhe Sane, pavarësisht se stërvitet me Leo Messi-n:

“Më pëlqen të shikoj ndeshjet e Mahrez dhe Leroy Sane. Mahrez luan me shputën e këmbës, është i pabesueshëm sa herë që shikoj ndeshjet e City-t. Edhe me Algjerinë është i pabesueshëm. Është e vështirë të ndalet një kundër një”.