Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Luana Vjollca feston, sot ditëlindjen e saj. Luana mbush 31 vjeçe dhe në këtë ditë speciale për të, urimin më të bukur e ka marrë nga Marina, motra e saj.

Marina Vjollca ka shpërndarë një fotografi ku shihet e përqafuar me të motrën, teksa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Luanesha ime! Të dua pafund”, shoqëruar me një emoji zemër.

Mesnata e ka gjetur moderatoren duke festuar me të afërmit e saj. Siç shihet dhe nga disa video të publikuara në rrjete sociale, familja e ka surprizuar me fishekzjarre dhe me një tortë Luana Vjollcën.