Aktori i njohur i humorit shqiptar, Olsi Bylyku, ishte i ftuar në emisionin “Why Not”, ku foli për historinë e bllokut të shumëpërfolur që kishte nga Luana Vjollca për disa vite me radhë.

Olsi u shpreh se e gjtiha ishte nga një keqkuptim për imitimet e tij dhe batuta ndaj këngëve të Luanës. “Bllok mua Luana më ka pasur për një arsye.

Në fillimet e mia kur kam bërë Kimikatin, kam bërë disa batuta për këngët e Luanës. Nga kjo ka qënë mërzitur shumë në atë kohë dhe e ka hequr bllokun kur kemi filluar emisionin.

Kujtojmë që Olsi Bylyku u bë i njohur për publikun me përformancat e tij në emisionin e humorit “Portokalli”, ndërsa tashmë punon së bashku me Luana Vjollcën në emisionin “Zemër Luana”.