Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kjo pasi Luana do të rikthehet në ekran, më konkretisht në televizionin “TV Klan”.

Ajo ka zbuluar edhe emrin e programit, që do të titullohet “Zemërluana” “Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA -t e mi”, shkroi Luana në Instagram.

Nuk dihet ende zhanri i këtij emisioni, por Luana do të moderojë një emision me emrin e saj. Pas shumë viteve në televizionin Top Channel, moderatorja do të nisë një aventurë të re.

Kujtojmë që Luana është edhe në tregun muzikor, pasi ka publikuar disa këngë të saj. Gjithashtu, Luana është një prej moderatoreve më të ndjekura në rrjetet sociale, ku vetëm në Instagram numëron plot 2 milionë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)