Pak ditë para se të nisë emisionin e saj, “Zemërluana”, Luana Vjollca na ka zbuluar për herë të parë edhe njeriun ku gjen shplodhjen pas punës së ngarkuar.

E nuk do ta besoni fare se kush është. Ndoshta mendoni se është partneri i saj (për të cilin në fakt nuk dimë asgjë), por jo.

Është pikërisht mbesa e saj e vogël, Marget, vajza e motrës së saj, Marinës e reperit, Getoar Selimi.

Përmes një video shumë të ëmbël që ajo ka ndarë në Instagram, shihet e qeshur teksa mban në krahë të voglën.

“Shplodhja ime, mbesa ime, Marget”, shkruan Luana krahas videos, teksa e vogla belbëzon.

Marget është ende e panjohur për publikun, edhe pse për pak javë bën një vjeçe.