Trajneri i Dinamos së Kievit, Mircea Lucescu, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me kapitenin e Barcelona-s, Lionel Messi, i cili është konsideruar kohët e fundit si përgjegjësi kryesor i humbjeve të katalanasve.

“Messi flet pak, është një djalosh i rezervuar. Këtu fillojnë problemet. Messi akuzohet për gjithçka të keqe që ndodh te Barcelona dhe mendoj se ka ardhur momenti që të largohet”, ka thënë Lucescu.

“Nuk besoj se është një njeri që shkatërron ose ha trajnerët te Barcelona. Mjafton ta shikosh për ta kuptuar sa special që është. Çfarë do të ndodhte nëse do të punoja me të? Natyrisht, të gjithë e dinë se kam patur probleme me lojtarët tekanjozë”, ka thënë Lucescu për prosport.ro.