Imazhe të denja për një film fantastiko-shkencor, por mbrapa asaj dhome të vogël është Luis Alberto, antazisti i Lazio-s. I fotografuar nga partnerja e tij, lojtari i bardhekaltërve shfaqet duke përdorur dhomën e tij personale hiperbarike.

Bëhet fjalë për një terapi me oksigjen, e cila është gjithmonë e më shumë në modë mes sportistëve dhe vip-ave.

Me parametra të caktuar dhe në një kohë shumë të shpejtë, ky instrument e ndihmon fizikun të rikuperojë më shpejt pas një ndeshjeje.

Në rastin e Luis Alberto-s bëhet fjalë për një dhomë portative me kosto mbi 23 mijë euro.