Spektakli i sotëm i Big Brother VIP nisi ndryshe mbrëmjen e sotme, teksa banorët folën dhe komentuan rihyrjen e ish-banorëve Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi.
Pas komenteve të disa prej banorëve, Luizi u shpreh se Efi i është dukur konfuze, ndërsa për Kiarën tha njësoj.
“Efi më duket pak më konfuze, por ndoshta është dhe faji i ditëve të para, që ajo akoma nuk është. Kurse Kiara vdeksha për të. Çfarë bën Kiara me shtëpinë nuk më intereson, me mua është njësoj”- tha Luizi.
Ndërkohë banorët e tjerë për Kiarën thanë se ka hyrë e “korruptuar”, ndërsa për Efin “e ftohtë”.